Personat e ndjeshëm janë personat më të dashur dhe më të ndershëm që mund të kesh njohur ndonjëherë. Nuk ka asgjë që nuk do të të thonë për veten e tyre, nëse kanë besim tek mirësia jote.
Njerëzit e ndjeshëm kanë një personalitet të lindur që i dallon nga të tjerët dhe nga bota që i rrethon. Shpirti i tyre është i pastër dhe nuk shkojnë asnjëherë kundër mendimeve apo intuitës së tyre.
Gjithsesi, në momentin që i tradhëton, i zhgënjen apo i përbuz, ata shndërrohen në personat më të keq që mund të kesh njohur ndonjëherë. Për fat të keq, përfundojnë duke u lënduar në vetmi.
Nëse zhgënjehen nga dikush që e besojnë shumë, ata nuk hapen me të tjerët.
Të qenurit të ndjeshëm nuk do të thotë të jesh i dobët apo i paaftë për t’u shprehur. Ata nuk duan t’i lëndojnë të tjerët, pasi kjo shkon në të kundërt të natyrës së tyre, por kur gabojnë, dinë t’i pranojnë fajet e tyre dhe të kërkojnë të falur. Jeta e tyre është e përbërë nga ulje dhe ngritje, si jeta e secilit nga ne. Ata jetojnë me ndjesi faji dhe dhimbjeje të vazhdueshme për situatat e pazgjidhura dhe të pashpjeguara. Janë shpirtra të torturuar nga lëndimet e vazhdueshme që marrin dhe nuk janë në gjendje të bashkëjetojnë dot me urrejtjen.
Njerëz të tillë kanë nevojë për më shumë dashuri, sepse shpirti i tyre është vazhdimisht i lënduar nga të tjerët. Gjithsesi, pavarësisht gjithë tragjedisë të cilën duhet të kalojnë në jetë, mbeten njerëzit më të mëshirshëm që ia vlen t’injohësh dhe njerëzit që përherë do të kujdesen për të tjerët, kur ata lëndohen, apo zhgënjehen nga dikush. Janë engjëj me krahë të thyer që arrijnë të fluturojnë vetëm kur ndihen të dashuruar nga të tjerët”.