Personat obezë dhe migrena: Si ndikon humbja e peshës në zvogëlimin e dhimbjes së kokës

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Për njerëzit që vuajnë nga obeziteti, humbja e peshës do t’iu ndihmonte në eliminimin e këtij problemi dhe do të përmirësonte kualitetin e jetës së tyre. Kjo sipas një studimi të mbajtur nga një grup hulumtuesish nga Italia dhe ShBA-ja, shkruan Sciencedaily, transmeton Gazeta Express.

“Nëse jeni me mbipeshë dhe vuani nga kokëdhimbja kronike, humbja e disa kilogramëve do të përmirësonte këtë gjendje”, tha Claudio Pagano, profesor në Universitetin e Padovës në Itali.

Në meta-analizën, që këta hulumtues kishin bërë është vërejtur se personat, të cilët kishin qenë me mbipeshë dhe kishin vuajtur nga migrena, nëse me kohë kanë humbur peshë gjendja e tyre ju është përmirësuar dukshëm.

Duke humbur peshë ju mund të parandaloni edhe sëmundjet si: diabeti, sëmundjet e zemrës, sulmi dhe sëmundjet që përfshijnë sistemin e frymëmarrjes.

Sipas autorëve të këtij studimi, ende nuk dihet mekanizmi i saktë, që konsiston në këtë lidhshmëri në mes të obezitetit dhe migrenës, mirëpo ata besojnë se me studime të tjera do të arrijnë ta dëshmojnë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme