Personat që kanë astmë dhe vuajnë nga probleme të tjera të mushkërive, nuk duhet të mbajnë maskë, pasi mund t’ju vështirësojë atyre frymëmarrjen.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria britanike po këshillon njerëzit të bartin maska në ambientet e jashtme, ku është e vështirë të qëndrosh të paktën dy metra larg nga të tjerët.
Mirëpo njerëzit që vuajnë nga astma, sëmundje pulmonare obstruktive kronike, ose nga fibroza cistike, do ta kenë të vështirë bartjen e maskave në fytyrë.
Maska mund ta vështirësojë tërheqjen e ajrit në mushkëri, mund të shkaktojë astmë për disa pacientë, gjithashtu mund të shkaktojë edhe ankth, i cili ndryshon modelet e frymëmarrjes së njerëzve.
Sidoqoftë pacientët ende mund të jenë në rrezik pasi mund të sëmuren rëndë nëse infektohen me coronavirus.
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të vendosin maskë nëse ndihen të qetë, për të mbrojtur vetën dhe të tjerët rreth tyre – por të mos rrezikojnë shëndetin e tyre në këtë proces.