Personi që qëlloi për vdekje “hajnin”, ishte duke banuar me qira

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Vjedhja në Verernik të Prishtinës përfundoi me tragjedi.

Mësohet se personi që qëlloi për vdekje ‘hajnin’ ishte duke banuar me qira., raporton Lajmi.net

Sipas një banori afër shtëpisë ku ka ndodhur ngjarja, pronari i shtëpisë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“R.B (emër i njohur për redaksinë) e ka pasur shtëpinë me qira, ndërkaq që pronari jeton në Amerikë”, ka thënë një banorë për lajmi.net.

Kujtojmë, se katër persona dyshohet se hynë për të vjedhur në shtëpi në Veternik të Prishtinës, ku pas një shkëmbimi të zjarrit, mbeti i vdekur njëri nga personat e dyshuar nga pronari i shtëpisë ku ndodhi vjedhja, shkruan lajmi.net.

Zëvendës-prokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha i tha lajmi.net se të dyshuarit momentalisht janë vetëm katër persona, njëri prej tyre është viktimë e rastit.

“Nuk ka diçka të re në atë drejtim përveç veprimeve hetimore të cilat janë duke i ndërmarrur policia e Kosovës. Janë të dyshimtë katër persona, njëri nga ta është viktimë e rastit, është i moshës diku 40 vjeçare. Supozohet se edhe ky ka qenë i armatosur. Pronari është cilësuar se ka vepruar në vetëmbrojtje dhe nuk është arrestuar për momentin”, ka bërë të ditur Berisha.

Lajmi.net ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi vrasja e një personit që dyshohet se kishe hyrë për të vjedhur mbrëmë rreth orës 21:05 minuta.

Në vendin e ngjarjes është parë Njësiti i Forenzikes nga Policia e Kosovës ku po kontrollon gjithë pjesën përreth të shtëpisë për të gjetur gjurmë.

Lajmi.net në vazhdim do të ju informojë për detaje të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme