Përurohet parku në Lagjen e Boshnjakëve në Komunën veriore të Mitrovicës

Prishtinë | 07 Nën 2025 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Komunës veriore të Mitrovicës, Erden Atiq  dhe kolegë nga kabineti qeveritar, përuruan parkun në Lagjen e Boshnjakëve, pranë objektit të Komunës veriore të Mitrovicës.

Parku përfshin hapësira të gjelbra, këndin e lojërave për fëmijë, fushë të basketbollit, tabelë të pingpongut dhe këndin për ushtrime fizike.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se kjo është një ditë e gëzuar për rininë, për fëmijët, për të gjithë banorët, pa dallim, teksa falënderoi institucionet e nivelit qendror me atë lokal për këtë bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti. 

Të ngjashme