Përurohet rrjeti i ujësjellësit në Nëpërbishtë, Kuçi premton edhe 800 mijë € investime në Suharekë

Suharekë | 20 Tet 2020 | 12:47 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi dhe kryetari i Suharekës Bali Muharremaj kanë bërë përurimin e ujësjellësit në fshatin Nëpërbishtë, raporton Ekonomia Online.

Kuçi me këtë rast ka thënë se ministria që drejton ka planifikuar buxhet për vitin e ardhshëm në vlerë prej 800 mijë euro për këtë komunë.

“Unë poashtu dua sot të falënderoj qeverinë zvicerane sepse është donatori më i madh i ujërave në Kosovë. Sot jemi duke i renditur sukseset në përgjithësi në Kosovë. Pasi jam në Suharekë dua të tregoj për mundësitë e investimeve nga nivelin qendror bashkë me Hidroregjionin”.

“Ministria  ka planifikuar buxhet për vitin e ardhshëm në vlerë prej 800 mijë euro. Ai rezervuar shton sasinë e ujit dhe bënë mbulimin e të gjitha lagjeve me furnizim me ujë në qytet. Poashtu jemi duke biseduar për të marrë një pjesë të Radoniqit që furnizon Mamushën dhe pjesët perëndimorë të Suharekës sidomos Nepërbishtë”.

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj falënderoi qeverinë Zvicerane për investimin sa i përket furnizimit me ujë.

Ai ka sqaruar se investimi në këtë projekt kap vlerën e 600 mijë eurove, raporton EO.

“Investimet janë të CDi-së Zvicerane Hidroregjioni jugor dhe Komunës së Suharekës. Shpreh rastin CDI-në qeverinë zvicerane për investim shumë të madh në Komunën e Suharekës. Vlera është 425 mijë euro ku do të furnizohen tri fshatra me ujë dhe fshati Nepërbishtë, dhe do të mbyllen edhe një kapitull me rëndësi për neve rruga e Recanit”.

“Investimet janë bashkë më komunën dhe qeverinë zvicerane dhe vlera është 600 mijë euro. Do të vazhdojmë edhe me fshatra të tjera. Këto janë dy projekte që kemi planifikuar për vitin e ardhshëm.

Zenel Zenelaj, ushtrues detyre të kryeshefit ekzektiv “KRU Hidroregjioni”, theksoi se ky investim është bërë sipas standardeve evropiane.

“Prej sot qytetarët inkuadrohen në këtë sistem i kontrolluar sipas standardeve evropiane. Në kuadër të investimeve në Nëpërbishtë i investitorëve të qeverinë zvicerane dhe të Kosovës. Ne si përfitues kemi arritur të realizojmë këto projekte.

Kryetar i fshatit Nëpërbishtë, Xhemil Haxhiaj tha se me vështirësi e kanë realizuar këtë projekt.

“Shumë e kemi pritur ku me vështirësi e kemi realizuar. Kjo punë ka filluar me kryetarin dhe falënderojmë Blerim Kuçi dhe kryetarin Muharremaj. Është një sukses i madh i qeverisë zvicerane”.

Të ngjashme