Përurohet rruga e parë “intelegjente” në Suedi

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 12:27 | Nga

Më 11 prill, eRoadArlanda u përurua në Suedi, rruga e parë “inteligjente” për rifurnizimin e automjeteve elektrike gjatë lëvizjes.

Rruga jo shumë larg aeroportit të Stokholmit është vetëm dy kilometra, por agjencia shtetërore që drejton rrugët në vendin skandinav ka për qëllim të zgjerojë teknologjinë në të gjithë Suedinë me qëllim që të ulë emetimet e CO2 deri në vitin 2030, 70 për qind në sektorin e transportit.

Por si funksionon kjo teknologji inovative?

Në qendër të rrugës është një si hekurudhë në të cilën është lidhur një krah i lëvizshëm i bashkangjitur në fund të automjetit. Kur automjeti po lëviz, transmeton Shqiptarja, rryma transferohet nga rruga në baterinë e automjetit, duke e rimbushur atë. Në vend të kësaj, kur ndalet, shkyçet automatikisht. Sistemi është në gjendje të llogarisë konsumin e energjisë të automjetit dhe kjo mundëson ngarkimin e kostove të energjisë elektrike për secilin përdorues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme