Përurohet rruga Pestovë-Druar në vlerë prej 350 mijë euro

Vushtrri | 14 Gus 2024 | 13:37 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë përuruar të mërkurën rrugën Pestovë-Druar në Vushtrri, raporton Ekonomia Online.

Ky projekt ka qenë financim i përbashkët i Komunës së Vushtrrisë me MMPHI, ndërsa projekti kap vlerën e 350 mijë eurove.

Kryetari Idrizi ka thënë se kjo rrugë është një lehtësim shumë i madh për qytetar e kësaj ane.

“Jemi në një projekt të përbashkët, që e kemi bashkëfinancuar me ministrinë. Bashkë këtu e kemi filluar dhe e përfunduam. Është një arterie e fuqishme që e lidhë Artakollin e Qyqavicës me autostradën Prishtinë-Mitrovicë. Është një lehtësim shumë i madh për qytetarë me këtë rast e falënderojmë shumë zëvendësministrin edhe ministrin për shumë projekte të përbashkëta që i kemi”, ka thënë ai.

E zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se kanë një bashkëpunim të mirë me komunë  e Vushtrrisë dhe se vetëm brenda këtij viti, me këtë komunë kanë një memorandum prej katër projekteve të cilat do të implementohen.

“Sot bashkë me kryetarin ashtu siç ishim në fillim kur filluan punimet, tani ndihem shumë mirë që ky projekt ka përfunduar me sukses, në kuadër të bashkëpunimit me komunat. E kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht mirë edhe me komunën e Vushtrrisë kemi shumë projekte të përbashkëta. Vetëm këtë vit e kemi një memorandum prej katër projekteve të cilat do të implementohen, janë të bashkëfinancuar nga ministria jonë dhe nga komuna. Kjo arterie është shumë e rëndësishme për qytetarët për shkak se në kohën kur janë duke u zhvilluar punimet me intensitet të lartë të përfundimit të projekte të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, të gjitha këto rrugët tjera që do të investohet, do të ndihmojnë qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve. Këtë vit e kemi edhe një projekt që jemi në përfundim të procedurave për me filluar, që është e rëndësishme edhe për komunën e Vushtrrisë, rehabilitimin e komplet rrugës Vushtrri-Skenderaj. E kemi edhe një projekt tjetër, pra një mori projektesh për qytetarët që financohen nga Ministria dhe projekte që financohen edhe nga komuna edhe nga Ministria”, u shpreh Durmishi.

“Rreth 350 mijë euro, ne kemi financuar 100 mijë euro”, shtoi ai.

Të ngjashme