Kriptovaluta Bitcoin tashmë në mesin tonë është më shumë se një dekadë, mirëpo konkurrentët e saj si Ethereum, Litecoin dhe Ripple, cilat janë prej katër deri në shtatë vjet në treg, përveç Bitcoinit të gjitha po eklipsohen nga Libra.
Nga kriptovaluta Libra më së shumti ka përfituar Bitcoin vlera e të cilit u rrit me shpejtësi për shkak të interesit të shtuar rreth kriptovalutave nga projekti i Facebookut.
Një anketë e realizuar së fundi gjeti një interes substancial për rivalin e Bitcoin, pavarësisht mungesës së besimit të Facebook. Njerëzit sot janë më të interesuar për Facebook Libra sesa kriptovaluta të cilat janë prej kohësh në treg si Ethereum, Litecoin apo Ripple.
Hulumtimi është realizuar nga kompania e brokerizmit eToro dhe gjeti se 58 për qind e të rriturve amerikanë kanë dëgjuar për Bitcoin, ndërsa për Libra tashmë njihet nga 16 për qind e tyre me vetëm një muaj nga prezantimi.
Ethereum si kriptovaluta e dytë më e madhe, njihet vetëm nga 125 e të anketuarve që kur u lëshua në përdorim në muajin korrik të 2015-së.
Megjithatë anketa sugjeron se njerëzit mund të kenë të njëjtën gatishmëri për t’i besuar Facebookut. 54 për qind e të anketuarve shprehën dyshime për menaxhimin e të dhënave personale nga Facebook dhe vetëm 17 për qind e tyre ishin të gatshëm t’i besonin rrjetit social paratë e tyre në të njëjtën mënyrë siç bëjnë me bankat.