Përveç Coronavirusit, Korenë e Jugut e godet një stuhi e fuqishme

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Koreja e Jugut përveç coronavirusi që ka goditur shumë këtë vend, sot është goditur sot nga një stuhi e fuqishme me c ‘rast janë lënduar disa persona, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i këtij vendi.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, kanë ndodhur edhe disa zjarre të mëdha që kanë shpërthyer dhe janë dëmtuar disa ndërtesa, transmeton Telegrafi.

Erërat kanë qenë aq të fuqishme sa që kanë fryrë me shpejtësi prej 100 kilometrave në orë duke shkatërruar kulmet dhe dritaret e shtëpive, kurse nga kjo janë anuluar edhe shumë fluturime dhe udhëtime me anije.

Në këtë vend është ngritur paralajmërimi i nivelit të parë në veçanti në Seul, ku erërat kanë bërë që të ngritin dallgët deri në 17 metra lartësi.

Stuhia ka shkaktuar edhe zjarre që shpërthyen në malet Surak ku janë përfshirë nga zjarri afro 660 metra katrorë të pyllit. E në fikjen e zjarrit kanë marrë pjesë rreth 1.500 zjarrfikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme