Përzgjedhësi i Gjermanisë në hendboll, Christian Prokop, vlerësoi lartë atmosferën e krijuar të dielën mbrëma nga publiku në Prishtinë. Por ai pranon se Kosova nuk ishte në nivelin e gjermanëve.
Gjermania të dielën mbrëma në Prishtinë e mposhti Kosovën me rezultatin 30:14, në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”, raporton “Koha Ditore”.
“Shikuesit ishin të mrekullueshëm, qëndruan gjatë gjithë kohës në këmbë për të përkrahur dhe për t’i motivuar të dyja skuadrat”, ka thënë Prokop.