Derisa partia më e madhe opozitare Vetëvendosje ka thirr protestë, aktivistë e saj janë duke u mobilizuar me autobusë për të sjellë qytetarët në kryeqytet.
E njëri nga këto qytete është edhe Mitrovica, ku aktualisht janë pesë autobusë të parkuara përballë hotel Adriatikut, për të bartur aktivistë të kësaj partie në Prishtinë.
Protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar ratifikimin e Demarkacionit në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të fillojë në orën 11:00, në sheshin Skënderbeu.