Pesë njerëz nga Britania, përfshirë një fëmijë, janë hospitalizuar në Francë pasi u infektuan nga virusi i ri i Kinës gjatë pushimeve në Alpe.
Deklarata e së shtunës nga ministri i Shëndetësisë së Francës është shembulli i fundit se si virusi mund të spërkasë shumë kufij, njofton Klan Kosova.
Pesë qytetarët britanikë ishin duke qëndruar në një shtëpi në vendpushimin në alpet franceze dhe ishin në kontakt të ngushtë me një britanik tjetër, i cili me sa duket kishte marrë virusin në Singapor dhe kur u testuan për virusin duke u kthyer në Britani, ka rezultuar pozitiv. Kështu u tha gazetarëve të shtunën Ministri Francez i Shëndetësisë Agnes Buzyn.
Ky rast e sjell numrin e përgjithshëm të rasteve të viruseve në Francë në 11.
Lloji i ri i koronavirusit ka infektuar më shumë se 34.800 njerëz në mbarë globin dhe ka lënë të vdekur më shumë se 700, gati të gjithë në Kinë, pasi sëmundjet e para u zbuluan në dhjetor.
Pesë qytetarët e rinj britanikë me virus po mbahen në spitalet e Lyonit, së bashku me gjashtë britanikë të tjerë që ishin në kontakt të ngushtë me ta dhe tani po monitorohen, tha Ministria franceze e Shëndetësisë.
Kryeministri i Francës mblodhi një takim të veçantë qeveritar të shtunën për të diskutuar hapat e ardhshëm në luftimin e virusit.