1.Britanikëve u duhej të shisnin opium
Në fundin e shekullit 18, British East India Company, në pronësi private, bleu çaj nga Kina – më shumë se 4000 ton në vit. Për të kompensuar kostot, ajo kish nevojë për një produkt që ta shiste. Në vitin 1773, kompania mori kontrollin e tregtisë së opiumit, që ishte një drogë shumë e kërkuar në Kinë.
2. Opiumi ishte maja e shtizës të Perandorisë
Qeveria kineze u përpoq që ta ndalë tregtinë, por ajo nisi të bëhet në mënyrë të paligjshme dhe të sjellë shumë fitime. Në Kinë, një mangësi në para kesh shkaktoi një kaos ekonomik. Për të marrë kontrollin, britanikët dërguan një komisioner, Lordin Napier, në portin kryesor të Guangzhousë, por ai vdiq nga dizenteria.
3. Hong Kongu u mor nga britanikët
Kina, e ngazëllyer pas vdekjes së Lordit Napier, pa një shans për të ndalur rrjedhën e opiumit. Mbikëqyrësi i ri britanik, Kapiteni Charles Elliot, dorëzoi 20 mijë arka me opium dhe vetë u tërhoq në një ishull të pazhvilluar me emrin Hong Kong, aty ku ngriti një bazë të re dhe kërkoi ndihmë.
4. Britanikët dominonin tregtinë me Indinë
Në vitin 1841, një flotë nga India fundosi 71 anije. Flota kishte dhe një mjet gji-gand me avull, që sfidonte erën, duke i shastisur kështu kinezët. Perandori kapitulloi. Sipas Marrëveshjes së Nanjingut, e firmosur në vitin 1842, britanikët do të merrnin 21 milion dollarë, Hong Kongun dhe të drejta të shumta mbi tregtinë.
5. Fuqitë e huaja e shtynë Kinën drejt kolapsit
Opiumi mbeti i paligjshëm, por kontrabanda vazhdoi. Qeveria britanike mori kontrollin prej kompanisë, ndërkohë që fuqitë perëndimore iu imponuan tregtarëve, në një Kinë që tashmë ishte në kolaps. Në vitet 1850-60, një tjetër shtrëngim – Lufta e Dytë e Opiumit – bëri që Kina e dobësuar tashmë të bënte lëshime të tjera.