Pesë gjëra që duhet t’i bëni para gjumit

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 23:51 | Nga Ekonomia Online

Të zgjoheni të lodhur nga gjumi e të niseni për punë nuk është mënyra e duhur që ta filloni ditën.

Sipas një raportimi në Britani, rreth 30% të njerëzve nuk bëjnë gjumë të mirë gjatë natës, kjo për shkak të stresit, zhurmave, brengave apo shtratit të parehatshëm.

Megjithatë janë disa gjëra që mund t’i bëni para se të flini, të cilat do t’ju përmirësojnë kualitetin e gjumit.

– Lëreni punën në zyre. Mos u merrni me çështje të punës tuaj në shtëpi, veçanërisht pas orës 20:00.
– Ushqehuni me një darkë të shëndetshme.
– Limitoni kohën tuaj para ekranit. Mos u shtrini në shtrat që të shikoni në telefonin apo tabletin tuaj.
– Bëni diçka relaksuese para se të flini. Preferohet një dush.
– Përgatiteni veten për gjumë. Mund të shtriheni në shtrat dhe t’i vendosni këmbët lart në mur për disa minuta para se të flini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme