Pas ngrënies së një vakti shumë prej nesh kanë zakone si të ngrënit e frutave, ëmbëlsirave, të vrapuarit, gjumit etj. Na duken normale këto veprime, por në fakt nuk janë aq të shëndetshme për organizmin.
Ja veprimet e gabuara që bëjmë pas ngrënies së ushqimit.
Nëse vazhdoni për një afat të gjatë kjo do të shkaktonte fryrje barku, diarre ose kapsllëk.
Arsyet: Pasi ushqimi futet në stomak, i nevojitet 1-2 orë për t’u tretur, kjo varet nga përbërja e tyre kimike. Nëse konsumojmë menjëherë fruta pas vaktit, stomaku ynë është i ngarkuar me punët e tretjes së ushqimeve të tjera dhe nuk mund të tretë shumë mirë frutat. Frutat e patretura mbeten në stomak duke shkaktuar fryrjen e barkut. Frutat përmbajnë shumë elementë që përthithen lehtësisht nga zorra e hollë. Gjithashtu, nëse frutat qëndrojnë në stomak për një kohë të gjatë, mund të shkaktojnë kapsllëk.
Mjekësia Tradicionale Kineze (MKT) sugjeron që frutat të konsumohen mes vakteve pasi siç përmendet më sipër konsumi i frutave menjëherë pas buke lodh punën e stomakut dhe zorrëve për tretjen.
Për një person të shëndetshëm ky ves mund të mos sjellë dëme, por një person që vuan nga diabeti duhet ta shmangë këtë zakon pasi fibrat dietike tek frutat ndikojnë në thithjen e elementëve dhe materialeve të tjera ushqyese, të cilat janë shumë të rëndësishme për diabetikët.
2. Pirja e ujit menjëherë pas buke
Pirja e ujit menjëherë pas vaktit mund të sjellë shtimin e presionit të stomakut, duke nxitur ushqimet e patretura të hyjnë në zorrën e hollë. Përveç kësaj, pirja e tepërt e ujit mund të “hollojë” lëngjet e stomakut, duke dobësuar aftësinë e tyre për tretjen e ushqimeve dhe vrasjen e baktereve.
MKT sugjeron që gjatë vaktit duhet të konsumoni supë që mund të favorizojë tretjen e materialeve ushqyese në ujë, duke nxitur thithjen e tyre nga zorra e hollë. Përveç kësaj, uji duhet pirë një orë para vaktit me një stomak bosh. Ky ujë mundëson sekretimin e lëngjeve të tretjes nga organet e tretjes dhe ndihmon thithjen e materialeve ushqyese.
Një gotë ujë në mëngjes me një stomak bosh është gjithashtu një shprehi shumë e shëndetshme, pasi gjatë natës organet vazhdojnë të punojnë megjithëse më ngadalë, por nuk kemi konsumuar ujë për një kohë të gjatë natën. Një gotë ujë në mëngjes mund të plotësojë kërkesat e trupit për ujë si dhe të ulë viskozitetin e gjakut. Këshillohet që të pini ujë, lëngje natyrale frutash, lëngje perimesh ose çaj në mëngjes.
3. Shëtitja menjëherë pas vaktit
Pas vaktit, barku do të përgatitet për të tretur më mirë ushqimet në stomak. Nëse bëni shëtitje menjëherë pas vaktit, kjo lëvizje do të ndikojë thithjen e materialeve ushqyese nga sistemi tretës.
Sapo të mbaroni vaktin, duhet të pushoni për 10-20 minuta, pastaj mund të bëni shëtitje për afro 30 minuta. Shëtitja pas vaktit këshillohet tepër sidomos për obezët si dhe për ata që punojnë në zyra apo ulur për një kohë të gjatë. Ndërsa, për personat e dobët, me sëmundje të shpeshta veçanërisht si sëmundjet e stomakut, nuk duhet të zhvillohen aktivitete sportive, përfshi edhe shëtitjet.
4. Banjë menjëherë pas vaktit
Banja menjëherë pas vaktit do të shkaktojë rritjen e qarkullimit të gjakut në lëkurë, duke pakësuar qarkullimin e gjakut në sistemin e tretjes si stomak, zorrë etj. Si rezultat, do të dobësohen funksionet e tretjes në këto organe përkatëse dhe do të shkaktohet dispepsia.
Sugjerimet e MKT: Në fakt, nuk duhet të bëni dush para vaktit me një stomak bosh pasi mund të shkaktojë mungesën e oksigjenit dhe anemi të përkohshme. Dushi nuk këshillohet as pas vaktit. Koha më e përshtatshme për të bërë dush është një orë pas buke ose para gjumit. Banja para gjumit mund të asgjësojë lodhjen e ditës dhe të garantojë një gjumë të ëmbël.
5. Fjetja gjumë menjëherë pas vaktit
Pas një dite të lodhshme pune shumë njerëz hanë darkë të bollshme. Kjo shprehi mund të ndikojë tek gjumi i natës.Por ky zakon do të shtojë ngarkesat e stomakut, duke rezervuar tepër yndyrë në trup. Duhet të pushoni të paktën 20 minuta pas bukës dhe pastaj mund të flini gjumë.