Pesë metoda që ju ndihmojnë të mbani veshjet si të reja

Prishtinë | 08 Nën 2023 | 02:19 | Nga

Ju ka ndodhur ndonjëherë të gjendeni përpara një situatë të pakëndshme, si për shembull t’ju jenë shkëputur kopsat nga këmisha në mes të një mbledhjeje të rëndësishme ose të keni vënë re njolla djerse në fustanin tuaj të preferuar ndërkohë që darkoni me personin që ju pëlqen? Sigurisht që nuk mund t’i parashikojmë të gjitha kto, por është mirë të dimë disa truke që mund t’ju ndihmojnë nëse keni ndonjë problem me veshjet ose aksesorët e përditshëm Ja pesë prej tyre:

Nëse në këmishën ose fustanin tuaj të preferuar shfaqet një njolle madhe djerse që nuk e keni vënë re më parë dhe nuk keni detergjent për ta larë, provoni ta njomni me ujë dhe fërkojeni me pastë dhëmbësh. Më pas lëreni në diell ose thajeni me tharëse, njolla do të hiqet menjëherë.

Ju duket sikur kopsat e këmishës dhe xhaketës do t’ju bien nga çasti në çasti, por nuk keni mundësi t’i qepni? Provoni t’i lyeni me manikyr të tejdukshëm dhe ato do të forcohen vetiu.

Askush nuk i do njollat e stilolaspit, sidomos në veshjet e bardha. Keni një zhgarravinë të tillë mbi T-shirt, epo mund ta hiqni lehtësisht duke hedhur sipër saj pak nga dizenfektanti i duarve dhe fërkojeni me top pambuku.

E duke u ndalur tek njollat e stilolapsit, jo më të këndshme e të bezdisshme janë dhe njollat mbi çantën tuaj të preferuar. Mjafton të scpruconi pak uthull molle dhe fërkoni zonën e njollës me top pambuku ose dhe sfungjer të butë derisa stilolapsi të hiqet plotësisht.

Ky truk do t’u ndryshojë me të vërtetë jetën. Të gjithë keni të paktën një palë atletet converse në shtëpi, por siç e dini nuk mund t’i përdorni në ditët me shi. Kush e tha këtë ? Ju duhet vetëm të fërkoni gjithë sipërfaqen prej lecke me qiri dhe më pas të thani këpucët me tharëse flokësh. Bëni fill provën me ujë dhe do vini re që sapo i shtuat garderobës atlete waterproof. Gjithçka, falë veprimit mbrojtës të parafinës.

side5side4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme