Shirat erdhën dhe do sjellin edhe virozat. Njerëzit janë të prirë të fajësojnë erën dhe temperaturat e ulëta, për faktin që të gjithë njerëzit janë me viroza gjatë këtyre ditëve kur moti po ndryshon.
Pastaj zgjidhja e vetme që kanë të gjithë janë vetëm antibiotikët.
Duhet të dimë pesë mitet më të zakonshme rreth të ftohtit dhe gripit që ne duhet të harrojmë. Pasi të lexoni këtë artikull nuk do të arrini t’i besoni këto fakte që lidhen me të ftohtin.
I ftohti është faktori kryesor që shkakton viruse të ndryshme. Por ju nuk duhet të ngatërroni sëmundjet e tjera me gripin. Ftoja fillon gradualisht me dhimbje fyti, dhimbje koke dhe ethe. Ndërsa gripi shoqërohet me dhimbje muskujsh, dhimbje koke, dhe gjendje e dobët e imunitetit të trupit.
Por ju duhet të kuptoni se nëse jeni të lodhur fizikisht, pra jeni me grip, dhe kjo lodhje nuk mbaron edhe pas 5 ditësh, konsultohuni me mjekun sepse mund të kalojë në ftohje.
Duhet të kuptoni se nëse jeni ftohur temperatura e trupit nuk rritet, ndërsa kur jeni me grip temperatura e trupit rritet shumë.
Nëse mendoni se jeni me grip por nuk teshtini, atëherë i bie të jeni me ftohje.
Keni përdorur antibiotikët për ftohjen?
Antibiotikët nuk mund të mposhtin një virus pasi struktura e tyre ndryshon nga një sëmundje bakteriale. Për më tepër, antibiotikët në të vërtetë mund t’i bëjnë gjërat më keq sepse ndërkohë që simptomat e të ftohurës nuk do të zhduken virusi do të vazhdojë të përhapet.
Ju nuk jeni specialistë për t’u shëruar vetë nga ftohja
Nëse ju vëreni që jeni ftohur dhe kalojnë më shumë se 20 ose 30 ditë dhe gjendja fillon e komplikohet edhe më shumë, duhet të bëni kujdes sepse mund t’ju shfaqen në moment probleme me frymëmarrjen.
Nuk duhet të merrni raport mjekësor nëse jeni me grip
Shumica e njerëzve janë të prirur të qëndrojnë në shtëpi disa ditë nëse ju bie gripi, me mendimin se do shërohen më shpejtë. Por në fakt është krejt e kundërta, sepse mjaftojnë 1-2 ditë dhe pastaj mund të shkoni në punë. Sepse qëndrimi në shtëpi do bëjë të mundur që gripi t’ju ngjitet edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.
Mos qëndroni gjatë gjithë kohës në shtrat
Qëndrimi gjatë gjithë kohës në shtrat do ju jap mundësi baktereve dhe virusit të forcohen më shumë në trupin tuaj. Qarkullimi i gjakut do fillojë të zvogëlohet dhe nuk do ndjeni asnjë përmirësim nëse do rrini gjatë gjithë kohës shtrirë, shkruan dritare.net. Ajri i pastër jashtë do ju bëjë më mirë për frymëmarrjen dhe gripi do ju kalojë më shpejtë.