Pesë pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë pas një spital në Rusi është përfshirë nga flakët, raportojnë mediat ruse.
Viktimat thuhet se kanë qenë me ventilatorë në kujdesin intensiv në katin e gjashtë në ‘George Hospital’ në Shën Petërsburg dhe që sipas stafit të spitalit ata kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e Covid-19, transmeton Klan Kosova.
Mbi 150 veta janë detyruar që të evakuohen nga spitali sipas TASS.
Sipas të dhënave të para zjarri ka shpërthyer si pasojë e një qarku të shkurtër në një prej ventilatorëve.