Pesë persona po marrin trajtim për Covid-19 në ShSKUK

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Klinik dhe Universitar në raportin e tij ditor rreth gjendjes së pacientëve të cilët janë të shtrirë nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e tjera të përgjithshme.Bënë të ditur që në ShSKUK, aktualisht janë të shtrirë dhe duke marr trajtim 35 persona kurse 5 prej tyre janë duke marr trajtim për COVID-19, pas konfirmimit të tyre si të infektuar dhe pozitiv me këtë sëmundje.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 35 pacientë, prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-Covid”, thuhet në raportin e ShSKUK.

Në kuadër të kësaj shumica e pacientëve post-COVID janë u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë 29 pacientë, kurse në Infektivë vetëm 2 pacient.

Po ashtu sipas këtij Shërbimi, me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme