Pesë produkte që nuk duhet t’i përdorni për duar, sipas dermatologëve

Prishtinë | 10 Dhj 2023 | 00:57 | Nga Ekonomia Online

Ka disa produkte që dermatologët këshillojnë të mos përdoren.

Do të çuditeni sepse janë pikërisht ato që ne përdorim më së shumti në përditshmërinë tonë. Hidhini një sy artikujve dhe arsyes pse nuk përdoren prej tyre:

Sapunët antibakterialë: Sepse përmbajnë një përbërës i cili quhet triclosan. Ky i fundit ndikon në rritjen e rrezikut ndaj disa baktereve me të vërtetë të dëmshme.

Manikyrët e thonjve: Ndodh që nga substancat e manikyrëve skuqen gishtat ose kutikulat. Jo gjithmonë ndodh, por pse të rrezikojmë?!

Dorezat e llastikut: Përbërja e tyre është prej latexi dhe ky është një përbërës që shkakton alergji. Më mirë ta shmangim sa kemi mundësi.

Makineritë që përdoren për tharjen e manikyrit xhel: Drita që ato lëshojnë është aq e dëmshme sa edhe rrezet UV të diellit. Kjo dritë rrit rrezikun për shkaktimin e kancerit të lëkurës.

Larësin e pjatave: Dermatologët këshillojnë të mbani gjithmonë doreza, pasi sapuni që ju lani enët prish barrierat mbrojtësë të lëkurës së duarve.

Të ngjashme