Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në Kosovë.
Sipas policisë, tri raste kanë ndodhur në qytetin e Prishtinës, një në Fushë Kosovë dhe një në Gjakovë.
Këshilltarja e presidentes Osmani i kërkon falje publike Ganimete Musliut …
Kryesisht rastet e dhunës janë tek çiftet bashkëshortore.
Raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë, 21.04.2022 – 09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 21.04.2022 – 07:00. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj dhe e bija e tij, të dyshuarit kosovarë kanë ushtuar dhunë psiqike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë, 21.04.2022 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë, 21.04.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë, 21.04.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.