Policia e Kosoves përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot Policia e Kosovës me urdhëresë të gjykatës kompetente është duke u realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Gjilanit.
Në njoftim thuhet se gjatë këtij operacioni deri më tani në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar pesë persona (m/s/k), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
“Njëkohësisht, Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, demanton disa mediume/portale serbe, të cilat deklarojnë se po realizohet një operacion policor ndaj disa ish-pjesëtarëve të FSK-së, dhe sqarojmë se këto janë vetëm disa supozime apo spekulime të mediave në fjalë”, thuhet në komunikatën për media.