Pesë të lënduar në aksidentin, ku u përfshi deputetja e LVV-së

Prishtinë | 19 Kor 2023 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë ku është përfshirë edhe vetura e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bedrush Çollaku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Të ngjashme