Pesë persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 353 persona me Covid-19.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç).
Sipas IKSHPK-së, gjatë së shtunës janë shëruar 279 pacientë, duke çuar numrin total në 49.269.
Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 55.851 persona me Covid-19 dhe 1.410 kanë vdekur.