Pesë të vdekur e 160 raste të reja me Covid-19 të mërkurën në Kosovë

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të mërkurën, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Në të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 160 raste të reja pozitive.

Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas testimit të rreth 5 mijë mostrave.

“Nga 4.904 testime, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820. Në total numri i rasteve aktive është 6.751”, ka njoftuar MSh’ja.

Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e mbi 1 mijë pacientëve dhe vaksinimin e mbi 16 mijë qytetarëve.

No photo description available.


Të ngjashme