Pesë të vdekur në sulmin në një hotel në Somali

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Një betejë e armatosur mes militantëve islamistë dhe forcave të sigurisë së Somalisë në një hotel në kryeqendër Mogadishu, ka përfunduar.

Së paku pesë persona kanë vdekur në një sulm në Afrik Hotel, që nisi me një sulm me bombë me veturë të dielën, raporton BBC.

Al-Shabab ka marrë përgjegjësinë. Grupi, që është i lidhur me al-Qaedan, rregullisht bën sulme kundër forcave qeveritare.

Së paku katër kanë vdekur, tre janë qëlluar dhe njëri ka vdekur në sulm kamikaz me bombë.

Një veturë është përplasur në derën e hyrjes së hotelit dhe ka shpërthyer, para se të futeshin brenda persona të armatosur.

“Shpërthimi ka dridhur hotelin. Ishim në panik”, ka thënë dëshmitari Ahmed Nur për Reuters.

Të ngjashme