Pesë të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Alpet e Francës

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Një helikopter është rrëzuar në Alpet Franceze, duke lënë të vdekur pesë nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit, njoftuan zyrtarët francezë.

Helikopteri që ishte në pronësi të një kompanie private ishte duke kryer një mision shpëtimi, kur u rrëzua afër qytezës Bonvillard, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Shkaktari i aksidentit është i paqartë, por zyrtarët thonë se ngjarja tragjike mund të jetë shkaktuar nga moti i lig.

Alarmi u ngrit nga piloti, i cili arriti të largohet nga helikopteri dhe u gjet i lënduar seriozisht.

Helikopteri i rrëzuar ishte në pronësi të kompanisë “Service Aerien Français”, e cila merret me operacione të kërkim-shpëtimit dhe shërbime tjera ajrore në mbarë Francën.

Përmes një postimi në rrjete sociale, presidenti Emmanuel Macron e shprehu përkrahjen e kombit për familjet, miqtë dhe kolegët e, siç tha ai, këtyre heronjve francezë.

Sipas autoriteteve, helikopteri i tipit “Eurocopter EC135” ishte duke e transportuar një ekip të kërkim-shpëtimit në një mision trajnues, kur u rrëzua nga një lartësi prej 1.800 metrash.

Ministri i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, ka thënë se do ta vizitojë vendin e aksidentit të mërkurën.

Të ngjashme