Pesë persona kanë vdekur pas të shtënave në një protestë të dhunshme, të nxitur nga vendimi për dënimin e një lideri religjioz të famshëm në veri të Indisë.
Viktimat besohet që janë ndjekës të gurusë Gurmeet Ram Rahim Singh, i cili është shpallur fajtor për përdhunim e dy grave në selinë qendrore të sektit të tij.
Mbështetës të nevrikosur janë tubuar dhe po protestojnë në qytetin Panchkula. Situata ka eskaluar dhe të paktën dy stacioneve të policisë u është vënë flaka.
Ndjekësit e Singh gjithashtu kanë dëmtuar vetura të ndryshme.