Pesë të vrarë nga një sulm i armatosur në Meksikë

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Së paku pesë anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në pjesën veriore të Meksikës gjatë një sulmi nga disa persona të panjohur. Lajmin e bënë të ditur mediet lokale.

Mediet meksikane raportuan se viktimat i përkisnin familjes LeBaron, e cila është e lidhur me një komunitet të shërbyesve kishtarë të vendosur në Meksikën veriore para disa dekadash. Dyshohet se të gjithë personat e vrarë mund të jenë shtetas të Shteteve të Bashkuara.

Qeveritë lokale të rajoneve Chihuahua dhe Sonora e lëshuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën u tha se autoritetet i kanë nisur hetimet për këtë incident. Përpos njerëzve të vrarë, disa të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Përpos që u njoftua se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca shtesë të sigurisë, autoritetet nuk dhanë hollësi të tjera në lidhje me këtë sulm.

Televizioni lokal publikoi pamje të një veture të djegur plotësisht, e cila besohet se i përkiste familjes së vrarë. Julian LeBaron, pjesëtar i kësaj familjeje, tha se disa prej viktimave janë djegur për së gjalli.

Zyra për shtyp e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Meksikë ende nuk ka dhënë informata për mundësinë që shtetasit amerikanë të kenë qenë viktima të këtij sulmi, shkruan “Reuters”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme