Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Sejdiu, ka treguar pesë veprimet që do ta luftojnë varfërinë në vend.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Sejdiu ka shkruar se pas 6 tetorit do të transformohen padrejtësitë dhe pabarazitë e shoqërisë.
Statusi i plotë i tij:
Janë pesë veprime që luftojnë varfërinë, pabarazinë dhe padrejtësitë me të cilat do ta transformojnë shoqërinë pas 6 tetorit.
1. Transformimi ekonomik.
2. Ligji për sigurime shoqërore, pra mbrojtja në kohë të vështira.
3. Transformimi i arsimit, që të jemi gati për ekonominë e automatizuar e digjitale.
4. Sistemi shëndetësor publik, pra shëndetësi për të gjithë e që financohet nga buxheti shtetëror.
5. Sistemi i fuqizuar i drejtësisë në resurse dhe i rivlerësuar në kompetenca e etikë profesionale.
Jam përpjekur t’i shpjegoj këto zgjidhje dhe veprime gjatë kësaj fushate, si në ide ashtu edhe në mënyrën e zbatimit dhe rezultatit të tyre.
Pesë gishtat e një dore janë pesë njësi të pavarura, por nëse i mbyllim në një grusht, atëherë kemi organizim dhe fuqi vepruese.
Me këto pesë veprime mund ta grushtojmë varfërinë, pabarazinë dhe padrejtësitë.