Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend pesë pacientë me Covid-19 kanë ndërruar jetë.
Gjatë këtyre orëve janë regjistruar edhe 77 raste të reja dhe janë shëruar 696 pacientë.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar ndaj virusit korona 16 mijë e 841 qytetarë.