Petar Boshkoski është emëruar menaxher i shitjes në Coca-Cola HBC Kosovo. Boshkoski i bashkohet një ekipi të profesionistëve të përkushtuar për ta ofruar një llojllojshmëri të disa prej markave kryesore të pijeve përmes kompanisë që ka qenë partnere e besueshme për komunitetin lokal qe më shumë se 20 vjet.
Gjatë tërë karrierës së tij, Boshkoski e ka ndërtuar me sukses shtegun e tij profesional në disa prej zyreve të kompanive të huaja dhe rajonale, duke e sjellë një përvojë të gjerë në industrinë e FMCG (Fast Moving Consumption Goods). Meqë ka mbajtur pozita kyçe në operacionet tregtare, Boshkoski është shumë kompetent në planifikim dhe pozicionim strategjik të kategorive të ndryshme të produkteve në treg, duke përfshirë pijet, birrën, pijet energjike dhe produktet inovative të duhanit.
Përvoja e tij në ekipet udhëheqëse ndërfunksionale do ta plotësojë ekipin e ekspertëve lokal për t’i garantuar rezultatet më të mira dhe për t’i hulumtuar mundësitë për rritje dhe partneritete të reja.
“Është privilegj i madh t’i bashkohesh kompanisë që e ofron një portofol kaq të gjerë të markave të njohura botërore dhe një ekipi që ka arritur me sukses ta vendosë kaq fuqishëm praninë e Coca-Cola HBC në tregun e Kosovës. Jemi të përkushtuar që ta mbështesim komunitetin lokal sipas parimeve të kompanisë sonë dhe që të mbetemi partner i besueshëm për klientët dhe konsumatorët tanë, duke u përpjekur që t’i plotësojmë nevojat e tyre në çdo moment,” tha Boshkoski.
Coca-Cola HBC Kosovo është e pranishme në treg që nga viti 2003, ndërsa sot ka më shumë se 100 punëtorë në tregun lokal. Kjo kompani është pjesë e Coca-Cola Hellenic Bottling Company AG, biznes ky i mallrave të ambalazhuara i fokusuar në zhvillim dhe që akutalisht operon në 29 vende. Coca-Cola HBC është partner strategjik i kompanisë Coca-Cola për mbushje të shisheve.
Kjo kompani e ka zgjeruar vazhdimisht portofolin e saj, për të qenë në hap me nevojat e ndryshime të konsumit duke ofruar një portofol të gjerë të pijeve të përshtatshme për çdo rast dhe kohë gjatë 24 orëve (Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Fanta, Schweppes, Fuze Tea, Monster). Përveq të qenit partner kyresor i pijeve në tryezat familjare, kjo kompani mbetet e përkushtuar që të ofrojë risi edhe për vaktet e mbrëmbjes dhe mëngjesit, si është kafeja e cilësisë së lartë dhe pijet alkoolike superiore.
Si kompani ndërkombëtare, Coca-Cola HBC me krenari e shfaq përkushtimin e saj për të ndikuar pozitivisht në ekonominë dhe shoqërinë e Kosovës. Për më shumë se dy dekada, kjo kompani ka qenë e angazhuar aktivisht në komunitetin lokal, duke e mbështetur zhvillimin profesional të të rinjve dhe duke i përshtatur nismat me prioritetet dhe parimet e qëndrueshmërisë lokale. Vetëm në pesë vitet e fundit, Coca-Cola HBC i ka shkolluar mbi 4000 të rinj nga Kosova dhe i ka mbështetur mbi 30 nisma në komunitet.