Janë bërë tashmë një javë që nga ndarja e çiftit amerikan, Pete Davidson e Ariana Grande.
Por për herë të parë njëri prej tyre e ka pranuar publikisht. Është komediani Davidson.
Ka thënë për revistën Elle!, se ndarjen po e tejkalon mirë, por sigurisht, ka raste kur ia ndien mungesën.
Komediani Davidson që udhëheq emisionin “Judd & Pete for America”, ka thënë se është thumbuar për tatuazhin që e ka bërë me Granden, pak kohë pasi janë fejuar.
“Një magazinë e kishte bërë një pyetje një ditë, a është Davidson budalla që e bëri një tattoo për Granden, dhe 93 për qind e tyre u përgjigjen po”, thotë Davidson në përgjigje për Elle.
Tutje, ai thotë se shoku më i mirë i tij i kishte thënë “Mos u merakos për fjalë të askujt. Ke mbështetjen time dhe gjithë shoqërisë. Pak ditë më vonë kur u takuam më tha, Pete, u binda që je budalla”, shton tutje komediani, sigurisht, duke qeshur.
Davidson e Grande jetonin bashkë në një apartament në New York, e që nga ndarja tyre, ai është larguar dhe jeton me qera.
“A është dikush që ka nevojë për shok dhome”, ka thënë tutje Davidson plot humor.