Nga frika se mund të vetëvritet, policia kontrollon gjendjen e Pete Davidson

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Policia e New Yorkut ka bërë një vizitë në shtëpinë e Pete Davidson, pasi aktori amerikan kishte shkruar në Instagram: “Nuk dua të jem në këtë Tokë më”.

Në tetor të këtij viti, komiku u nda nga Ariana Grande dhe që atëherë ekziston frika se ai mund të kryejë vetëvrasje.

Për më shumë, ylli i “Saturday Night Live” ka pranuar se ka pasur probleme mendore, prandaj kjo gjë e ka shtuar akoma më shumë dyshimin se mund ta lëndojë veten.

“Nuk dua të jem më në këtë Tokë. Po bëj më të mirën për të qëndruar këtu për ju, por nuk e di se sa do të duroj”.

“Krejt çfarë jam përpjekur të bëj, ka qenë që t’u ndihmoj njerëzve. Mos harroni se jua thash këtë”, kishte shkruar 25-vjeçari në Instagram, para se ta deaktivizonte këtë rrjet social.

Postimi i Pete Davidson në Instagram (Foto: Screenshot/dailytelegraph.com.au)

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë së New Yorkut nuk ka treguar nëse zyrtarët policore janë takuar me aktorin, por ka konfirmuar se ata janë dërguar për ta kontrolluar atë.

Njujorkezi Davidson është më së shumti i njohur si komik që ka qenë pjesëmarrës në “Saturday Night Live” që nga viti 2014.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme