Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badocit, ka nisur nënshkrimin e një peticioni online në kundërshtim të planeve të kompanive private për ndërtime në afërsi të liqenit artificial
Prej tri ditësh, ky grup që ka mbledhur mijëra përkrahës që po kundërshtojnë paralajmërimin e projektit ndërtimor të lagjes “Lakeside Gardens” nga kompania KAWA dhe 4M Group, shkruan Koha.net
Përfaqësues të tyre kanë thënë se Komuna e Prishtinës pas një vendimi të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ua ka lëshuar kushtet e ndërtimit. Në kundërshtim me legjislacionin në fuqi buzë liqenit synohet ndërtimi i lagjes luksoze që do t’i ketë 17 vila. Kompanitë kanë bërë të ditur se ndërtimi do të bëhet në zonën e dytë të mbrojtur.