Peticion për mbylljen e kazinove

Prishtinë | 22 Mar 2019 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Javën e fundit Kosova u trondit nga dy vrasje që ndodhën në kazino. Të shtunën një 36-vjeçar u vra me armë zjarri në një kazino në rrugën e Reshanit në komunën e Suharekës, ndërsa një i ri tjetër u vra të mërkurën mbrëma në një kazino në qytetin e Lipjanit, shkruan sot Gazeta “Zëri.info”.

Pas këtyre dy rasteve në po këto dy qytete do të mbahet peticion për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit, ndërsa seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e këtij ligji ka kërkuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). E në mbështetje të kësaj rezolute kanë dalë edhe partitë e tjera në vend, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita.

Për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit LDK-ja ka dalë me një rezolutë, ku ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të aktiviteteve të kazinove dhe të lojërave të fatit në të gjithë Kosovën.

“LDK-ja kërkon pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe të lojërave të fatit në mbarë territorin e Kosovës”, thuhet në një postim të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hotit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme