Mbyllen edhe 4 bastore e kazino në Ferizaj

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 16:52 | Nga

Aksioni i Komisionit Komunal për kontrollin e kushteve ligjore dhe teknike-sanitare të lokaleve ku ushtrohet veprimtaria e lojërave të fatit,i cili ka filluar ditë më parë me vendimin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, ka shënuar rezultatin e radhës.

Sot, ekipi i inspektorëve komunal dhe anëtarë tjerë të Komisionit Komunal kanë vazhduar vizitat në terren për të verifikuar zonat ku ushtrojnë veprimtarinë këto lokale përgjatë rr. “Brahim Ademi”, “Ejup Statovci” dhe një në fshatin Greme.

Kontrolli ka rezultuar me mbylljen e 4 lokaleve, bastore dhe kazino të cilat nuk kanë përmbushur kushtin ligjor të respektimit të distancës ndërmjet tyre dhe objekteve të rëndësisë publike, mungesës së dokumentacionit sanitar, mosplotësimit të kushteve minimalo-teknike dhe kushteve tjera të parapara në ligjin përkatës në fuqi që rregullon veprimtarinë e lojërave të fatit.

Ky aksion i shtrirë në shkallë të gjerë në gjithë territorin e Ferizajt po vazhdon në baza ditore në çdo hapësirë ku raportohet zhvillimi i kësaj veprimtarie, dhe tregon vendosmërinë e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për të kthyer ligjshmërinë dhe mbrojtur shoqërinë, veçanërisht të rinjtë nga dukuritë negative, rrjedhimisht mirëqenien ekonomike të familjeve ferizajase.

No automatic alt text available.No automatic alt text available.No automatic alt text available.No automatic alt text available.No automatic alt text available.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme