Petkoviq: Kur një serb thotë se “dorëzimi nuk është opsion”, e thotë me plotë kuptim

Prishtinë | 29 Qer 2023 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është “më i vogël sesa një farë e lulëkuqes” në prani të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Petkoviq i bëri këto komente teksa shkroi për ndalimin nga Policia e Kosovës të djalit të Vuçiqit, Danilos, i cili dje mori pjesë në manifestimet për ditën e Vidovdanit në Graçanicë.

Petkoviq tha se “policët e Kurtit” u përpoqën që me forcë t’ia ndërronin këmishën Danilos e cila kishte mbishkrimin “Dorëzimi nuk ëstë opsion”, por se sipas Petkoviqit, Danilo “tregoi se kur një serb thotë se ‘dorëzimi nuk është opsion’, ai e thotë me plotë kuptim”.

“Kurti, i cili në prani të presidentit Aleksandër Vuçiq është më i vogël sesa një farë e lulëkuqes, bëhet hero duke dërguar falangistët e tij tek djali i presidentit që t’i drejtojnë atij tuba të gjata në ditën e Vidovdanit! Sado i frikshëm që ishte provokimi i Kurtit, përgjigja e Danilos ishte dinjitoze dhe heroike. Dje, pasi policët e Kurtit u përpoqën që me forcë t’ia dnërronin këmishën me një mesazh që atyre nuk u pëlqente, djali i presidentit të Serbisë tregoi se kur një serb thotë se “dorëzimi nuk është opsion”, ai e thotë me plotë kuptim!”, shkroi Petkoviq në Twitter.

Të ngjashme