Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë.
Sot, Petkoviq pritet ta vizitojë komunën e Zveçanit dhe do të bisedojë me punëtorët mjekësorë në qendrën shëndetësore lokale, raporton Tanjug.
Më pas ai dhe bashkëpunëtorët e tij do t’i përcjellin punimet për ndërtimin e shtëpisë së familjes dymbëdhjetë anëtarëshe Vukoviq, e cila po ndërtohet me fondet e kësaj zyre.
Petkoviq gjithashtu do ta vizitojë edhe kantierin ku po ndërtohen apartamente, të destinuara për çifte të reja të martuara serbe.