Petkoviq-Tadiqit: Mos u shqetëso, Kurti të do shumë

Prishtinë | 22 Gus 2022 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, është përplasur me ish-presidentin serb, Boris Tadiq.

Tadiq në një postim në Twitter ka shkruar se “regjimi i Beogradit po heq dorë nga fjalët që ka thënë”.

Por atij i është përgjigjur Petkoviq duke i thënë se “Kurti e do shumë”.

“Ju po rrini vazhdimisht në Twitter, ne po luftojmë për të korrigjuar dëmin që u keni shkaktuar serbëve në Kosovë! Mos u shqetëso, Kurti të do shumë! Vetëm ju mund të shpjegoni pse serbët në Kosovë e quajnë ende kufirin e Tadiqit në vendkalimet që keni vendosur në vitin 2011”, ka shkruar Petkoviq në Twitter, të hënën.

Të ngjashme