Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Sipas gazetës serbe Tanjug, ai nuk është lejuar të hyjë në Jarinje.

Siç shkruan kjo gazetë, nga Zyra për Kosovën është thënë se autoritetet në Kosovë kanë shkuar më tej në shkeljen e marrëveshjes të arritur në Bruksel, kjo pasi që nuk e njoftuar Beogradin paraprakisht.

Gazeta në fjalë shkruan se Qeveria e Serbisë e ka aprovuar vizitën në Bujanoc të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Drejtori i Zyrës për Kosovë sot ka dashur të vizitojë Manastirin e Deviqit, me rastin e festës së tempullit të Shën Joannicius Devicki, si dhe Seminarin Teologjik në Prizren dhe të kthyerit në fshatin Novakë.

Për herë të fundit Petkoviqit i ishte refuzuar hyrja në Kosovë më 2 dhjetor, ndonëse e kishte paralajmëruar vizitën e tij.

Ai gjithashtu kishte planifikuar të vizitonte studentët e seminarit në Prizren, të kthyerit serbë në fshatin Novakë dhe të bisedonte me serbët dhe familjet e pafavorizuara sociale në veri të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme