Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë nr. 09/87 të 13 majit, ku Petrit Selimi ishte emëruar koordinator i Mileniumit Sfidat e Mijëvjeçarit.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se për këtë vendim kanë marr vërejtje nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe për këtë do te shfuqizohet ky vendim.
Kuçi tha se Mileniumi i Mijëvjeçarit do të udhëhiqet nga stafi civil.
Shkarkimi i tij erdhi pasi që Agjencia Kundër Korrupsionit tha se Selimi nuk mund t’i mbajë dy poste; zëvendësministrit të Jashtëm dhe koordinatorit nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, sepse përbën konflikt interesi.