Petritsch: Kosovës i duhen edhe 30 vjet për t’u anëtarësuar në BE

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 11:59 | Nga

Eksperti austriak për Ballkanin Wolfgang Petritsch, thekson se çështja e marrëdhënieve ndërmjet serbëve e shqiptarëve, e para së gjithash ato me Kosovën, janë vendimtare që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Europian, transmeton Koha.net.

Ai ka kërkuar angazhim më të madh të Austrisë në rajon duke theksuar ndikimin e madh që Vjena e ka në Ballkan.

Ai ka vlerësuar, siç përcjell “novostionline” i Beogradit se nëse në Kosovë nuk zgjidhen problemet politike, përkatësisht institucionet, ajo edhe 30 vjet nuk do të jetë e gatshme për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Kohë më parë kam qenë në Serbi dhe atje, pos flirtit me Rusinë, e kam vërejtur se vendi të ardhmen e sheh në BE. Serbia është vendi më i rëndësishëm i rajonit dhe çështja e marrëdhënieve serbo- shqiptare, në radhë të parë ato me Kosovën, janë vendimtare”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme