Zlatan Ibrahimovic rrezikon të gjobitet apo edhe të pezullohet nga FIFA dhe UEFA, pasi zbulohet se kompania e tij aksionare zotëron dhjetë për qind të një agjencie bastesh.
Sipas rregullave të FIFA dhe UEFA, është e ndaluar që lojtarët të kenë interes financiar në kompanitë e basteve.
Sidoqoftë, Aftonbladet raporton se kompania aksionare e Ibrahimovicit, ‘Unknoën AB’ zotëron 10% të agjencisë së basteve Bethard.com, e cila mund t’i kushtojë Ibras një gjobë ose pezullim.
Drejtori gjeneral i Bethard Erik Skarp ka konfirmuar Sportbladet se sulmuesi ende zotëron aksione në Bethard Gameday Group PLC.
Rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s vlejnë për të gjitha garat, nga kualifikueset e Kupës Botërore, të luajtur nga Ibrahimovic me kombëtaren e Suedisë, te Liga e Evropës me Milanin.
Ndryshe, 39-vjeçari mund të marrë një gjobë prej 100 milionë euro ose të pezullohet nga aktiviteti i lidhur me futbollin për një maksimum prej tre vjetësh, sipas raportimeve.