Ekonomia Online
FUNDIT

Pezullohet greva e sindikatës së shëndetësisë

Pezullohet greva e sindikatës së shëndetësisë

Kryesia e Federatës Sindikale te Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) në mbledhjen e mbajtur sot në konsultim me Këshillin Grevist pasi analizoi situatën e krijuar pas rënies së Qeverisë së Republikës së Kosovës arriti të pajtohet që të  pezullohet protesta publike e paralajmëruar të mbahet me me 17 maj deri ne një vendim tjetër të Organeve […]

Kryesia e Federatës Sindikale te Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) në mbledhjen e mbajtur sot në konsultim me Këshillin Grevist pasi analizoi situatën e krijuar pas rënies së Qeverisë së Republikës së Kosovës arriti të pajtohet që të  pezullohet protesta publike e paralajmëruar të mbahet me me 17 maj deri ne një vendim tjetër të Organeve me të larta të FSShK-së.

FSShK-ja ka deklaruar se mbetet fuqishëm prapa kërkesave të parashtruara në protestat dhe grevat e mëparshme e të cilat do të vlejnë edhe për Qeverinë e ardhshme.

FSShK-ja u ofron bashkëpunim të gjitha Partive Politike në Republikën e Kosovës, bashkëpunim ne te mirë të Shëndetësisë me moton e vetme “ Shëndetësia Prioritet”.

“Format e veprimit te mëtutjeshëm do të paraqiten në një Konferencë për Media e cila do mbahet me dt 17. 05.2017 në hapësirat e QKUK-së”, thekson FSShK.

Të ngjashme