Philip Kosnett: Termocentrali 1.4 miliardësh, “revolucion” për ekonominë e Kosovës

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 14:18 | Nga

Philip Kosnett, i emëruar ambasador i SHBA-ve në Kosovë, në fjalimin e tij që kishte në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë ka thënë se furnizimi jo i rregullt me energji elektrike i kushton ekonomisë së Kosovës rreth 415 milionë dollarë në vit.

Gjatë shpalosjes së planit të tij të veprimit dhe objektivave për Kosovë, Kosnett ka thënë se do të avokojë për zbatimin e strategjisë gjithëpërfshirëse të energjisë në Kosovë, që nënkupton energji tradicionale dhe të ripërtërishme.

“Furnizimi jo i rregullt i kushton ekonomisë së Kosovës rreth 415 milionë dollar në vit, ose afërsisht 6 për qind të GPD-së. Unë do të evokojë për zbatimin e strategjisë gjithëpërfshirëse të energjisë në Kosovë, që nënkupton energji tradicionale dhe të ripërtërishme”, ka theksuar Kosnett, transmeton televizioni publik.

“Termocentrali 1.4 miliardësh do bëjë revolucion në ekonominë e Kosovës”, kishte thënë ambasadori Kosnett.

Ndryshe, Kosova ka nënshkruar marrëveshje me kompani amerikane për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme