Pianisti belg, duke cilësuar se vepra “Reuno” rizbulon repertorin romantik, stilin e kompozitorit kosovar Memli Kelmendi e ka krahasuar me atë të Kaikhosru Shapurji Sorabji, kompozitorit, kritikut e pianistit anglez, njëri prej krijuesve më produktivë të shekullit XX.
Lucas Huisman ka incizuar e po ashtu interpretuar veprën më të re të Kelmendit për piano. Këtë incizim ai e ka publikuar në faqen e tij zyrtare, shkruan sot “Koha Ditore”.
Huisman është një pianist i ri, i cili studimet i përfundoi me Daan Vandewalle në Fakultetin e Muzikës në Gent. Ai mori çmimin “De Blonde-Torck”, si studenti më meritor dhe mbajti masterklasë me Ian Pace, Jonathan Powell, Geoffrey Douglas Madge, Ciro Longobardi, Daniel Rivera dhe Carlo Mazzoli. Hiusman kryesisht performon muzikë bashkëkohore, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kompozitorit pak të njohur K.S. Sorabji (1892-1988).
Në përshkrimin që Huisman i bën veprës “Reuno” të kompozitorit kosovar, thuhet se aty sfidohet ajo se çka është bashkëkohore.