Sulmuesi polak, Krzysztof Piatek, është prezantuar sot në Milanello si lojtari më i ri i Milanit, pasi mbrëmë e kompletoi transferimin nga Genoa në formë të huazimit deri në fund të stinorit me obligim blerje për 35 milionë euro, duke zërë vendin e Gonzalo Higuain, i cili po ashtu mbrëmë kalo te Chelsea pas gjashtë muajve qëndrim si i huazuar në “San Siro” nga Juventusi.
23-vjeçari do ta bartë numrin 19 me Milanin, dhe të shtunën pritet të debutojë ndaj Napolit.
“Të jesh në Milano është një nder i madh, mund të them diçka këtu para mikrofonit, por përgjigjja duhet të jepet në fushë. Pastaj, duke u paraqitur pranë dy legjendave si Leonardo dhe Paolo Maldini është një ëndërr”, ka thënë Piatek.
“Fotografia ime me peshqir të Milanit është e vërtetë. Gjithmonë ka qenë ëndërra ime që të jem këtu. Kjo është një mrekulli”.