T’i çoni disa gota me verë apo koktelle mund ta llogaritni si pjesë të domosdoshme e jetës.
Por, fatkeqësisht, nuk ka asnjë përfitim prej kësaj sjelljeje.
Konsumimi i këtyre gotave apo shisheve me verë të kuqe mund të jetë aq i dëmshëm për trupin tuaj dhe sidomos kërdi bën në lëkurën tuaj, shkruan Independent.
Ka pasur hulumtime të panumërta që janë marrë me përfitimet e konsumimit të verës së kuqe, ku është thënë se pirja mbi mesatare rrezikon njerëzit të preken nga dementia si dhe inflamacione që rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri, depresioni dhe sëmundjet e zemrës.
Studimi i kryer së fundmi nga doktor Isabela Sharkar është marrë me dëmet që alkooli ia bën lëkurës.
Ajo ka thënë se vera e kuqe bën që lëkura të irritohet, të skuqet si dhe të bëhet me shenja